Bideni përgatitet ta njohë gjenocidin armen, rrezikon raportet me Turqinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po përgatitet të deklarojë se vrasjet e Perandorisë Osmane në mbi një milion armenë gjatë Luftës së Parë Botërore të jetë një akt gjenocidi.

Kjo lëvizje, edhe pse simbolike, mund të ndikojë në lidhjet tashmë të tensionuara që SHBA-ja ka me Turqinë dhe është një ndryshim i madh nga qëndrimi i mëparshëm i vendit.

Sipas mediave ndërkombëtare, Bideni ka të ngjarë të përdorë fjalën “gjenocid” si pjesë e një deklarate më 24 prill kur përkujtimet vjetore për viktimat e Luftës së Parë mbahen në të gjithë botën.

“Ai mori vendimin dhe do ta përdorë fjalën gjenocid në deklaratën e tij të shtunën”, sipas një burimi të mediave të huaja.

Sidoqoftë, burimet gjithashtu treguan se Bideni mund të ndryshojë mendim momentin e fundit duke pasur parasysh rëndësinë e lidhjeve dypalëshe të Amerikës me Turqinë.