Joe Biden

Bideni me fitore bindëse në garën e Demokratëve në Karolinën e Jugut

Presidenti amerikan Joe Biden ka siguruar fitore bindëse në zgjedhjet paraprake demokrate të mbajtura në Karolinën e Jugut, raportoi të dielën BBC-ja.

Me pothuajse të gjitha fletëvotimet e numëruara nga votimi i së shtunës, Bideni ka fituar të 55 delegatët e premtuar.

Bideni, i cili përballet me pak konkurrencë brenda partisë së tij, u zotua të fitojë përballë republikanit Donald Trump.

Demokratët Marianne Ëilliamson dhe Dean Phillips kanë mbetur larg Bidenit në votime, me shifrat paraprake që tregojnë se secili nga ta ka siguruar vetëm 2% të votave.

“Ju jeni arsyeja pse unë jam president. Ju jeni arsyeja pse Donald Trumpi është humbës dhe ju jeni arsyeja që ne do ta fitojmë dhe do ta mposhtim atë përsëri”, ka thënë Bideni para një turme në këtë shtet gjatë muajit janar.