Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se spitali i Gazës, “Al Shifa” duhet të mbrohet .
Ai ka thënë se SHBA-ja është në kontakt me izraelitet dhe ka shpresë që do të ketë më pak veprime ndërhyrëse në lidhje me spitalin.
“Spitali duhet të mbrohet”, u tha ai gazetarëve.
Luftimet janë aktive në afërsi të spitalit në qytetin e Gazës, ndërsa Izraeli është duke e vazhduar ofensivën e tij tokësore kundër Hamasit.
Shumë vende kanë bërë thirrje për të ashtuquajturat “pauza humanitare” për të lejuar ndihmat dhe njerëzit të hyjnë dhe të dalin nga Gaza, ndërsa të tjera kanë kërkuar një armëpushim total në luftime.
Javën e kaluar, SHBA-ja tha se Izraeli do të nisë pauzat e përditshme ushtarake katër-orëshe në pjesë të Gazës veriore, ndërsa vazhdon ofensivën e tij.
Të hënën, ushtria izraelite postoi një hartë që tregonte ato që tha se ishin vendndodhjet e tetë pauzave lokale që kishte vendosur që nga e mërkura e kaluar. Shumica ishin në zonat në veri-lindje të qytetit të Gazës, por e hëna ishte në qytetin jugor Rafah dhe zgjati katër orë.







