Biden zgjedh kandidaten për zëvendëspresidente

Kandidati i Partisë Demokratike për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zgjedhur kandidaten për zëvendëspresidente, për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sipas një raportimi nga CNN, Biden tashmë ka njoftuar të afërmit e tij për përzgjedhjen dhe së shpejti këtë pritet ta bëjë publike.

Biden, i cili ishte zëvendëspresident në kohën e presidentit Barack Obama, ishte zotuar se “krahu i tij i djathtë” do të jetë një grua, ndërsa në listën e ngushtë ishin përfshirë vetëm afroamerikane, Kamala Harris dhe Susan Rice.