Biden vazhdon të prijë në qytetin që e bën president

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, është duke prirë në Michigan, shtet ky që mund t’ia përcaktojë fitoren atij.

Biden, nga 97% vota të numëruara, ka mbledhur 1,630,337 vota ose 49.5%, teksa kundërkandidati i tij, Donald Trump ka marrë 1,609,640 sosh ose 48.8%.

Michigani përbën 16 vota elektorale, e cila në rast fitoreje, Bidenit do t’i bëheshin 243 vota elektorale. Një kandidati presidencial i nevojiten 270 vota të këtilla për ta siguruar ulësen e presidentit të SHBA’së.

Biden ka arritur ta fitojë edhe Kaliforninë me 7,729,862 vota ose 65.2%, duke ia siguruar atij 55 vota elektorale.

Lidhur me ndryshimit drastike të rezultateve në zona me numër të madh të votuesve ka reaguar Trump, i cili ka shprehur habi për avantazhin e Biden.

“Mbrëmë, po udhëheqja, shpeshherë në mënyrë solide, në shumë shtete kyçe, në pothuajse të gjitha instancat që Demokratët i kanë në dorë. Më pas, votat një nga një, filluan të zhduken si me magji pas numërimit”, deklaroi i pari i Amerikës”, ka deklaruar ai.

Ai akuzoi edhe sondazh-bërësit për mënyrën se si numëruan votat

“Shumë e çuditshme, “sondazh-bërësit” e kishin totalisht e historikisht gabim”, deklaroi i pari i shtetit.

Gjithashtu, ai ka akuzuar edhe Demokratët për manipulim të votimit me postë.

“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”, tha kandidati republikan tutje në llogarinë e tij.