Biden u bën thirrje amerikanëve: Mos pritni më për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajoi të gjithë amerikanët që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Ta themi thjesht, nëse keni pritur radhën tuaj, mos prisni më. Tani është koha që të gjithë mbi 16 vjeç të vaksinohen,” tha Biden, shkruan CNN.

Duke vërejtur se pjesa e gjerë e të rriturve amerikanë ende mbetet kryesisht e pavaksinuar, Biden përshkroi dy arsye pse të gjithë amerikanët kanë nevojë të vaksinohen: Për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur komunitetet.

Vaksinat do të jenë në dispozicion në gati 40 mijë farmaci në të gjithë vendin, tha Biden.