Biden tregon sa vende pune u hapën prej kur e mori detyrën si president

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar të martën në Facebook se prejse është në Shtëpinë e Bardhë janë hapur më shumë se 8 milionë vende të punës.

Sipas tij, nëse llogaritet si mesatare e çdo muaji “rezulton që kjo nuk ka ndodhur në kohën e as një presidenti tjetër amerikan”.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por kemi ende më shumë punë për të bërë përpara se ekonomia jonë t’i shërbejë çdo amerikani të fundit”, ka shkruar Biden.

Gjatë fushatës zgjedhore Biden ishte zotuar për më shumë vende pune, pasi SHBA-të si edhe pjesa e tjetër e botës u goditën nga pandemia COVID-19.