Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA dhe aleatët e saj do të “vazhdojnë diplomacinë” me Rusinë, por paralajmëroi se pushtim i Ukrainës është ende shumë i mundshëm.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar pretendimet ruse se disa njësi ushtarake të vendosura përgjatë kufirit ukrainas kanë përfunduar stërvitjet dhe janë kthyer në bazat e tyre dhe theksoi se analistët amerikanë besojnë se 150,000 trupat që Moska ka grumbulluar përgjatë kufirit të saj perëndimor mund të kryejnë ende sulmin, njofton Klan Kosova.
“Ne ende nuk kemi verifikuar se njësitë ushtarake ruse po kthehen në bazat e tyre vendase. Në të vërtetë, analistët tanë tregojnë se ata mbeten shumë në një pozicion kërcënues”, tha ai.







