Biden: Synojmë të izolojmë më tej Rusinë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-të synojnë të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Federata Ruse. Mediet ndërkombëtare raportojnë se presidenti Biden ka shtuar se kësaj nisme do i bashkëngjiten edhe ekonomitë tjera të G7-ës. Këto sanksione ekonomike vijnë për shkak të agresionit rus kundrejt Ukrainës. 

Njoftimi për këtë vendim pritet të bëhet në kuadër të takimit vjetor të shtatë vendeve më të industrializuara të botës. 

Presdinte Joe Biden dhe aleatët e tij të G7, fillojnë takimin në nivelet më të larta sot gjatë ditës. Ndër tjera, shtetet më të fuqishme ekonomike të botës do diskutojnë për strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të dëmtojnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar Moskën.