Biden sulmon Trumpin për menaxhimin e koronavirusit: Dështimi i tij po i kushton Amerikës

Kandidati nga radhët e demokratëve për ta marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, ka lëshuar një sulm ndaj presidentin Donald Trump për mënyrën sesi është menaxhuar pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump dështoi të reagonte me shpejtësi kundër pandemisë dhe kjo gjë po i kushton shumë Amerikës”, deklaroi ish zëvendëspresidenti Joe Biden.

“Ka mbaruar koha e justifikimeve. Është e qartë që presidenti nuk ka asnjë interes për të zgjidhur problemin dhe për të shpëtuar jetët e qindra njerëzve”, shtoi Biden.

Shtetet e Bashkuara tashëm renditen në krye të vendeve të goditura më rëndë nga koronavirusi duke numëruar rreth 800 mijë persona të infektuar dhe 42 mijë viktima.