Biden po prin bindshëm në një nga shtetet përcaktuese

Zëvendëspresidenti Joe Biden po prin bindshëm në Ohio, që njëkohësisht është një nga shtetet përcaktuese të fituesit në zgjedhjet e Amerikës.

Biden aktualisht ka 54.4% të votave, ndërsa Trump 44.4%. Deri tash janë numëruar 44% të votave.

Shteti i Ohios ka 18 vota elektorale, vota të cilat janë shumë të rëndësishme për Biden që t’i fitojë zgjedhjet.