Biden për Mbretëreshën: Ishte më shumë se një monarke, përcaktoi një epokë

Presidenti i ShBA-së Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden lëshuan një deklaratë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke e quajtur atë një “prezencë të qëndrueshme dhe një burim ngushëllimi dhe krenarie për brezat”.

“Madhështia e saj Mbretëresha Elizabeth II ishte më shumë se një monarke. Ajo përcaktoi një epokë,” tha Presidenti Biden në një deklaratë.

“Sot, mendimet dhe lutjet e njerëzve në mbarë Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Commonëealth-it në pikëllimin e tyre. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes mbretërore, e cila jo vetëm po mban zi për Mbretëreshën e tyre, por edhe për të dashurën e tyre, nënën, gjyshen dhe stërgjyshen. Trashëgimia e saj do të duket e madhe në faqet e historisë britanike dhe në historinë e botës sonë”, thuhej më tej në deklaratën e Biden.