Biden miratoi dislokimin e trupave shtesë dhe pajisjeve në Evropë

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden tha sonte se kishte miratuar zhvendosjen shtesë të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropë për të forcuar aleatët baltikë, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e trupave në dy republikat e vetëshpallura në Ukrainën lindore, të cilat ai i njohu të hënën.

“Pasi Rusia pranoi se nuk do të tërhiqte trupat e saj nga Bjellorusia, unë miratova transferimin shtesë të trupave dhe pajisjeve amerikane tashmë të stacionuara në Evropë, në mënyrë që të forcojmë aleatët tanë baltikë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë”, tha Biden, raporton CNN.

Ai shtoi se donte të sqaronte se këto ishin “hapa tërësisht shkatërruese”.