Biden kërkonte bombardimin e Beogradit më 1993-ën

Ish-senatori amerikan nga radhët e Demokratëve, tashmë i përzgjedhuri për rolin presidencial në SHBA, Joe Biden, kërkonte bombardimin e Beogradit më 1993, pas sulmit gjenocidal të Millosheviqit në Bosnje.

“Kur isha në pozitën tuaj, sugjerova [më 1993] të bombardojmë Beogradin. Unë po sugjeroja që të dërgonim pilotë amerikanë në dhe të hedhin në erë të gjitha urat. Unë po na sugjeroja të hiqen furnizimet e Beogradit”, deklaronte Biden në Kongresin amerikan më 1998-ën.

Biden tregonte edhe për takimin e tij tre-orësh me “Kasapin e Ballkanit”, të cilit i tha në fytyrë se ishte kriminel.

“Mendoj se ju jeni një kriminel lufte dhe ju duhet të gjykoheni si i tillë”, përkujtonte Biden në Kongres atë çfarë i kishte thënë Millosheviqit në takim.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë kërkohej më 1998-ën, përpara Masakrës së Reçakut. Një gjë e tillë diskutohej në tetor të 1998-ës.

“Pak orë më parë u informuam nga ambasadori Holbrooke për përpjekjet e tij për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Ambasadori Holbrooke raportoi se ka pasur progres. Ai theksoi se procesi ka ardhur kryesisht nga presioni i Aleancës në ditët e fundit dhe se ne duhet ta mbajmë këtë presion për të siguruar që procesi të vazhdojë”, thuhet në një komunikatë të NATO-s.

“Si përgjigje, vetëm pak çaste më parë, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të lëshojë urdhra aktivizimi – ACTORD – si për sulme ajrore të kufizuara ashtu edhe për një fushatë ajrore me faza në Jugosllavi, ekzekutimi i së cilës do të fillojë përafërsisht pas 96 orësh”, thuhej më tej në komunikatë.