Joe Biden

Biden ia thekson Netanyahut nevojën për një plan “të besueshëm” për të garantuar sigurinë e civilëve të Rafah

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden foli me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të dielën në mëngjes dhe “ripohoi” qëndrimin e tij se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk duhet të vazhdojnë me operacionin ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, “pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për të garantuar sigurinë e civilët.

Biden theksoi gjithashtu nevojën për të kapitalizuar progresin në negociatat për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura.