Biden flet për pakon e re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Ai i tha Volodymyr Zelenskyt gjatë një takimi në Japoni, se SHBA po bënte gjithçka që mundej për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës për luftën me Rusinë.

Biden, duke u takuar me liderin ukrainas në margjinat e samitit të G7 të liderëve botërorë, tha se paketa e ndihmës ushtarake përfshin municione, artileri dhe automjete të blinduara.

Presidenti amerikanen theksoi se SHBA do të sigurojë municion dhe automjete të blinduara.

“Ne do të mbështesim Ukrainën dhe nuk do të shkojmë askund”, tha Biden.

Në anën tjetër Zelenskyy falënderoi liderin amerikan për mbështetjen.

“Ne jemi shumë mirënjohës. Nuk do të harrojmë kurrë. Faleminderit” tha ai.