Biçiklisti 18 vjeçar goditet nga makina në fshatin Dumnicë

Një biçiklist 18 vjeçar është goditur nga një makinë në fshatin Dumnicë e Poshtme në komunën e Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv.

Duke thënë se është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biçklist.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Zahiti shtoi se njësia e trafikut për hetimin e aksidentit ndodhet në vendngjarje.