VOA

Biberaj caktohet ushtrues detyre i drejtorit të “Zërit të Amerikës”

Agjencia Amerikane për Media ka caktuar gazetarin shqiptar, Elez Biberajn, si ushtrues detyre të drejtorit të “Zërit të Amerikës”.

Biberaj ka qenë drejtor i Divizionit të Eurazisë për VOA-n që nga 2016-a, duke u bërë përgjegjës për programet për audiencën në Rusi, Ukrainë, Armeni, Gjeorgji e Ballkan ku shërbeu edhe si shef i shërbimit të VOA-s për gjuhën shqipe.

Ai ka doktoruar në shkenca politike në Universitetin “Columbia” dhe është autor i katër librave.

Caktimi i Biberajt vjen pas dorëheqjes së Amanda Bennettit në mes të muajit qershor.

Biberaj i ishte bashkuar Zërit të Amerikës më 1980.