Beyonce shpërthen në lot, përjeton dhimbjen më të madhe në jetë (VIDEO)

Beyonce shpërtheu në lot ndërsa kujtoi xhaxhin e saj të ndjerë Jonny, i cili vdiq nga sëmundja e AIDS.

Gjatë fjalimit të saj në GLAAD Awards, këngëtarja tha se ishte një nga përvojat më të dhimbshme të jetës së saj.

37-vjeçarja u ngushëllua nga bashkëshorti Jay Z, i cili i qëndroi pranë. Këngëtarja u ngjit në skenë për të marrë çmimin Vanguard Award në hotelin Beverly Hilton, ku e përshkroi Jonny-n si homoseksual më të mekullueshëm që ka takuar ndonjëherë.

Duke folur për humbjen e xhaxhait të saj, Bey tha: Ai e jetoi të vërtetën e tij dhe ishte trim në një kohë kur ky vend nuk po e pranonte. Beteja e tij me HIV ishte një nga përvojat më të dhimbshme që kam jetuar ndonjëherë. Shpresoj që lufta e tij të shërbejë për ti hapur rrugë të rinjve të tjerë për të jetuar lirshëm.”

https://www.youtube.com/watch?v=vefUssGM_dI