Beyonce shkon pa reçipeta në 30-vjetorin e “GLAAD Awards”

Beyonce është një nga emrat që di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen me dukjen e saj ekstravagante.

Së fundmi, ajo u komentua për veshjen e saj në 30-vjetorin e “GLAAD Awards”.

E shoqëruar nga burri i saj, reperi Jay-Z ajo është dukur mjaft atraktive dhe provokuese, ndërsa është veshur me një kostum të shkurtër.

Pjesa e dekoltesë e hapur, bëri që këngëtarja të vërë në pah gjoksin e saj, ndërsa ka ngacmuar fansat me imagjinatën për faktin se nuk kishte vënë fare reçipeta.

“GLAAD Awards” është ngjarje e cila feston përfaqësimet e sakta dhe gjithpërfshirëse të komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual (LGBTQ) brenda medias.

Beyonce publikoi disa fotografi nga pjesëmarrja në këtë ngjarje, duke bërë që të komentohet edhe më tepër nga fansat.