Beyonce ndihmon familjet që rrezikojnë të dëbohen nga SHBA

 Beyonce ka dhuruar gjysmë milioni dollarë për familjet që rrezikojnë të dëbohen vitin e ardhshëm.

“Beyonce po vazhdon zemrën e saj të mbështetes dhe ndihmjë atje ku duhet më shumë,” thotë BeyGOOD.

Beyonce këtë herë po pret çeqet për fansat që nuk mund ta paguajnë qiranë e tyre, shkruan The Wrap.

Mbretëresha e pop-it, njoftoi të hënën se organizata bamirëse e saj “BeyGOOD”, do të dhurojë nga 5 mijë dollarë për 100 individë dhe familje që përballen me dëbim ose kanë probleme ta paguajnë qiranë për shkak të koronavirusit. Raundi i dytë i donacioneve do të fillojë në shkurt.

Ky do të jetë një lajm i mirëpritur për shumë amerikanë, veçanërisht sepse moratoriumi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mbi dëbimet skadon më 26 dhjetor.

Pronarëve u ishte ndaluar më parë të dëbojnë qiramarrësit për mospagim gjatë koronavirusit, por jo përgjithmonë  dhe ky afat po afrohet shpejt.

“Këtë sezon festash ndërsa shumë janë të stresuar me atë që do të bëjnë më tej në lidhje me strehimin e tyre, ne jemi krenar që ndajmë disa lajme të mira. Beyonce po jep grante prej 5 mijë dollarësh për individë dhe familje që përballen me përjashtime ose dëbime”, thanë nga organizata bamirëse, në një njoftim për shtyp.

Më parë në pandemi, BeyGOOD krijoi një fond të ndikimit të biznesit të vogël, i cili raporton se ka dërguar 10,000 dollarë grante për mbi 250 biznese të vogla në partneritet me NAACP.

BeyGOOD thotë se programet e saj kanë mbështetur financiarisht afërsisht 600 biznese të vogla që kur filloi aktivitetet e tij këtë vit. Fondi i ndikimit të biznesit të vogël do të njoftojë një valë tjetër të marrësve të granteve më vonë këtë muaj.

“Beyonce po vazhdon zemrën e saj të mbështetjes dhe ndihmon atje ku duhet më shumë,” shkroi organizata jofitimprurëse. “Faza 2 e fondit të ndikimit BeyGOOD tani do të ndihmojë në ndihmën e atyre që preken nga kriza e strehimit. Moratoriumi i strehimit është vendosur të përfundojë në 26 dhjetor, duke rezultuar në bllokime të hipotekave dhe dëbime me qira. Shumë familje janë prekur, për shkak të pandemisë që rezultoi në humbje të vendit të punës, sëmundje dhe rënie të përgjithshme të ekonomisë”.

Aplikimet online për ndihmë financiare nga BeyGOOD hapen më 7 janar dhe secili që aplikon duhet të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për NAACP. 100 marrës do të zgjidhen dhe do të njoftohen për grantet e tyre në fund të janarit. Një raund i dytë i financimit do të jetë i disponueshëm në shkurt, tha BeyGOOD.