Një nga yjet më të mëdhenj të muzikës së ditëve të sotme, Beyonce, pothuajse pati një aksident të rëndë në koncertin e djeshëm në Houston, pasi gati ra nga një makinë e varur dhe performanca u detyrua të ndërpritej.
Beyonce u detyrua ta ndërpriste performancën e saj papritur pasi makina fluturuese në të cilën po udhëtonte gjatë performancës së saj të këngës “16 Carriages” u anua papritur, transmeton Ballkani.info.
her shaky voice i’m crying pic.twitter.com/iARumBS1JW
— autumn 𐚁 (@leviisbey) June 29, 2025
Momenti i tmerrshëm ndodhi në koncertin e saj në Houston të shtunën dhe i habiti audiencën që ndau pamjet në rrjetet sociale.
Kabrioleti i kuq, i cili zakonisht është në pozicion të drejtë, mund të shihej në një pjerrësi të dukshme ndërsa qëndronte pezull në ajër.
🚨Beyoncé’s car malfunction and nearly falls at the Cowboy Carter Tour. The show was briefly stopped and she is safe. pic.twitter.com/Ne5VzKmhkZ
— 𐚁₊⊹ (@beyscatalog) June 29, 2025
“Ndalo,” tha Beyonce ashpër ndërsa vazhdoi, “Ndalo, ndalo, ndalo,” me një dozë paniku në zërin e saj. Turma ra në heshtje përpara se të shpërthente në një përzierje britmash dhe brohoritjesh.
Automjeti, i cili ishte i lidhur me kabllo të ndryshme, u soll ngadalë dhe në mënyrë të sigurt përsëri në skenë. Pavarësisht momentit të tmerrshëm, Beyonce dukej e qetë ndërsa ishte në makinë.
Sipas Hot New Hip Hop, këngëtarja u largua shkurtimisht nga skena pasi makina u ul në tokë, përpara se të kthehej për të përfunduar performancën.
Ajo vazhdoi të performonte këngën dhe falënderoi fansat për mbështetjen e tyre. /Ballkani.info/







