Beyonce duket spektakolare në fustanin e Kujta&Meri në fotot më të reja

Beyonce ka ndarë me ndjekësit e saj edhe disa imazhe ku shihet e veshur në fustanin e krijuar nga dizajnerët kosovarë, Kujta&Meri.

Për një festë të madhe të organizuar për ditëlindjen e reperit Diddy, diva e muzikës ndërkombëtare, Beyonce i ka besuar kreatorëve kosovarë, Kujta&Meri për të krijuar fustanin që ajo do të veshte.

E Kujta&Meri ia kanë dalë të krijojnë fustanin e ëndrrave për këngëtaren.

Ajo ka shkëlqyer në këtë fustan të zi me gurë të bardhë të qëndisur në të, ndërsa i tregonte format fenomale të trupit.

E përveç fotove që Bey ka postuar ditën tjetër pasi e ka veshur, ajo sot ka venodsur të sjellë edhe disa imazhe të reja pikërisht me dukjen e asaj dite.

Duket se fustani i ka pëlqyer shumë këngëtares dhe do të tregojë secilin detaj nga ai.

Kreatorët kanë treguar se kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit në këtë fustan me qejf dhe me shumë emocione.

“Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë të krijojmë më të mirin për të. Ishte shumë përgjegjësi e madhe të krijonim për divën”, shkruajnë dizajnerët në videon ku shihen duke e punuar fustanin.

View this post on Instagram

It was 04:00 in the morning and @kujtameri were working with excitement and emotion on Beyonce’s magnificent dress. She had a lot of confidence in us, and left us free to create the best for her . It was a big responsibility to create for a DIVA @beyonce #beyonce

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on Dec 15, 2019 at 11:36am PST