Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Luksmeburgut, Xavier Bettel ka falënderuar krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në Prishtinë.

Ai ka postuar fotografi nga pritjet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Jashtme Donika Gërvalla e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca në “X”.

“Shkëmbimet tona të frytshme janë një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit të gjatë midis vendeve tona”,  ka shkruar kryediplomati i Luksemburgut.

Thank you @VjosaOsmaniPRKS, @KonjufcaGlauk, @AlbinKurti, @BislimiBesnik, @GervallaSchwarz, @AtifeteJahjaga & @Perparim_Rama for the warm welcome in Pristina

Our fruitful exchanges are a testament to the excellent relations & the longstanding partnership between our countries🇱🇺🇽🇰 pic.twitter.com/21bQ9Y7B8g

— Xavier Bettel (@Xavier_Bettel) November 6, 2024