Brazil

Betohet presidenti i ri i Brazilit

Ish-ushtaraku, Jair Bolsonaro, është betuar sot si president i Brazilit

63 vjeçi u betua në kryeqytetin Brasilia, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale me një diferencë të madhe ndaj majtistit, Fernando Haddad, më 28 tetor. Bolsonaro fitoi mbështetjen fal premtimeve për të frenuar korrupsionin dhe krimin e shfrenuar në Brazil.

Ai sot udhëtoi nga katedralja e Brazilisë për në Kongres me një “Rolls Royce” të hapur, i shoqëruar nga kalorësia në kuaj të bardhë dhe rojet e sigurisë. Presidenti i ri u përshëndet nga shumë përkrahës të tij, të cilët kishin ardhur nga mbarë Brazili për ta përcjell inaugurimin e tij.