Betohen katër deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë i ka katër deputetë të rinj në radhët e saj shkruan ballkani.info

Faton Bislimi, Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Arbëreshë Krasniqi, do të jenë deputetë të rinj të Kuvendit, pasi katër deputetët e mëhershëm Armend Zemaj, Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Albulena Balaj-Halimi, kanë marrë poste në qeverinë Hoti.

Zëvendësimet e tyre janë bërë si mëposhtë:

Faton Bislimi e zëvendëson Armend Zemajn
Visar Hoti e zëvendëson Driton Selmanaj
Ismet Beqiri e zëvendëson Arban Abrashi
Arbëreshë Krasniqi e zëvendëson Albulena Balaj-Halimaj

Betimi solemn i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është i paraparë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës, betim ky që u bë sot nga këta deputetë të rinj. /Ballkani.info/