Betimi i Atiqit, largohet nga objekti i Komunës gruaja e policit serb të arrestuar për krime lufte

Në kohën kur në sallën e ndërtesës së Komunës së Veriut po betohej kryetari i ri i zgjedhur i kësaj komune, Erden Atiq, brenda objektit të komunës po qëndronte një zonjë serbe.

Ajo ishte Suzana Trajkoviq, gruaja e Sllagjan Trajkoviqit, ish-policit të arrestuar për krime lufte në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Ajo është dëbuar nga objekti nga forcat e sigurisë.

E njëjta ka thënë se dëshiron t’ia bëjë një pyetje, me gjasë kryetarit të ri Atiq.

Por, ajo u udhëzua të qëndronte jashtë hapësirave të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ndërkohë, policia ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë në seancën e betimit të kryetarit Atiq.