Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, po bëhet betejë e madhe diplomatike për Kosovën.

Në njërën anë janë mbledhur shtetet mike të Kosovës, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse, në anën tjetër, shtetet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, në krye me Rusinë dhe Serbinë.

Guinea Ekuatoriale, e cila udhëheq me Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka propozuar që raporti i radhës së UNMIK-ut për Kosovën të hyjë në rendin e ditës më 7 shkurt. Por, për futjen e këtij raportimi në agjendë ka pasur mospajtime të mëdha ndërmjet vetë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, transmeton Ballkani.info.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Belgjika dhe Polonia mësohet se e kanë kundërshtuar ashpër përfshirjen e raportimit të UNMIK-ut për Kosovën, ku si rrjedhojë për herë të parë nuk është votuar Programi i Punës së KS të OKB-së.

Si udhëheqëse e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guinea Ekuatoriale po e vazhdon punën vetëm me “Planin e Veprimit”, duke e votuar agjendën në baza ditore, sepse shtetet mike të Kosovës e kanë kushtëzuar votimin e Programit të Punës me heqjen e UNMIK-ut prej tij.

Megjithatë, krejt kjo luftë diplomatike është kah sillet rreth një pozicioni shahu: REM.

Për kalimin e Programit të Punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nevojiten votat e nëntë shteteve anëtare, prandaj për Rusinë dhe shtetet e afërta më të parashihet si shumë vështirë e arritshme kjo gjë dhe gjithçka po sillet rreth dy opsioneve të mundshme.

Përmes Rusisë, Serbia mund të kërkoj raportim të UNMIK-ut dhe përfshirje në agjendë, por sërish atyre ju duhen votat e nëntë shteteve anëtare.

Mësohet se Serbia tashmë e ka shtuar aktivitetin lobues tek shtetet anëtare dhe përflitet se ka siguruar votat e të paktën pesë shteteve: Rusisë, Kinës, Afrikës së Jugut, Indonezisë dhe Guiensë Ekutaroiale.

Këtij grup shtetesh pritet t’i bashkohet edhe Bregu i Fildishtë, derisa mësohet se cak i Serbisë janë edhe sigurimi i votave nga Republika Domenikane, Kuvajti dhe Peruja.

Ndërsa, në anën tjetër, janë SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Belgjika, Polonia dhe Franca, kurse cak mbesin i tyre mbesin gjithashtu edhe votat e Kuvajtit, Republikës Domenikane dhe Perus.

Alternativë tjetër për dalje prej kësaj situate është edhe arritja e një marrëveshjeje ndërmjet vetë shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për caktimin e 2-3 mbledhjeve gjatë tërë vitit, ku do të raportonte UNMIK-u, në pajtueshmëri të plotë me frekuencën e raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Data 7 shkurt është shumë afër dhe nëse do të ndryshojë situata në të mirë apo në të keq të Kosovës, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Ballkani.info/