Sipas raporteve të fundit qielli mbi Kiev është mbushur me tym nga betejat në verilindje të kryeqytetit ukrainas ku ofensiva e tyre po vazhdon me sukses.

Beteja për Kievin po vazhdon tash e 30 ditë me intensitet të lartë dhe sipas raporteve të fundit nga reporteri i luftës Illia Ponomarenko, Irpin qytet në veri të Kiev është çliruar nga ukrainasit.

Ai shtoi se po luftohet ashpër për të zmbrapsur rusët edhe nga qytetet Hostomel dhe Bucha në verilindje të Kiev.

Të tre këto qytete janë pika kyçe për përparim drejt Kiev nga rusët që kanë tentuar disa herë por janë zmbrapsur. Hostomel ishte pushtuar ditën e parë nga parashutistët elitë rus VDV por ishin mposhtur 24 orë më vonë nga ukrainasit me humbje të mëdha.

Beteja është e ashpër dhe po luftohet për çdo cep të Kiev sipas edhe video xhirimeve të vet ushtarëve.