Beteja e Task Forcës kundër dukurive negative, Hasani e kërkon edhe mbështetjen e BIK-ut

Shefi i Task forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla Avdullah Hasani ka takuar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën.

Hasani ka shkruar në Facebook, se mëngjesin e sotëm e ka filluar duke pirë kafe me Naim Tërnavën.

Hasani i ka kërkuar ndihmën Tërnavës në luftën e Task forcës që udhëhiqet nga ai kundër përdorimit të narkotikëve.

“Myftiut Tërnava i kërkova ndihmë që në luftën tonë kundër dukurive negative përkatsisht, kundër përdorimit të narkotikëve përmes fushatës shtetërore t’i bashkëngjitet edhe BIK-u”.

Hasani ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës përmes ligjëratave të saja të vetëdijësojë të rinjtë kundër përdorimit të drogës.

“Është e rëndësisë së veçantë që Bashkësia Islame e Kosovës përmes ligjëratave të saja të ngrisë vetëdijësimin tek të rinjtë për dëmët dhe efektet negative që ka përdorimi i substancave narkotike”.

loading…