Beteja e Koshares, kush është italiani që ra si dëshmor në radhët e UÇK-së?

Në mesin e luftëtarëve joshqiptar që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve, ishte edhe Francesco Bider.

Bider, ishte një italian hebrenj, i cili edhe ra dëshmor në luftën e Kosovës dhe sot varri i tij ndodhet në Kukës.

Por, nga buroi ideja që të radhitët në anën e shqiptarëve në kohën kur shumë prej ndërkombëtarëve qëndronin symbyllur ndaj masakrave që bëheshin aso kohe ndaj shqiptarëve nga  forcat serbe?!.

Bider, fillimisht me nisjen e luftërave jugosllave u angazhua si pacifist, në vitin 1993 që të ndihmojë popullin boshnjakë, duke ndihmuar 500 aktivistë të paqes të hynë për të ndihmuar civilët.

Por, misionet e tij për paqe nuk përfunduan këtu. Një tjetër i tillë do ta dërgonte atë në Kukës, ku edhe ishin ngritur në atë kohë kampet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, që ishin përzënë brutalisht nga ushtria serbe.

Ishin pamjet e kampeve të refugjatëve ato që e shtynë atë që pas një muaji t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, pavarësisht pikëpamjeve të tij pacifiste dhe anti-militare.

Ushtari jo shumë i njohur nga publiku, vdiq gjatë njërës nga betejat më të rëndësishme, asaj të thyerjes së kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, pra Koshares, më 7 maj 1999.

Familja e heroit që luftoi për Kosovën, u njoftua për vdekjen e tij tre muaj pas ai kishte rënë dëshmor në Kosovë, nga shokët e tij të luftës./Gazeta10