Reagim

‘Beteja e Gërrnaçave me Policinë’ – Mirena: Sa marre!

Ilir Mirena, gazetar e komentator politik videon e përleshjes mes disa mërgimtarëve dhe policëve të Kosovës e quajti një turp të madh.

Mirena e vlerësoi thjeshtë e shkurt krejt këtë ngjarje në shkrimin e tij në rrjete sociale.

“Sa marre!”

Më tej nuk kurseu as ironinë e dallimit të sjelljes ndaj autoriteteve kosovare të individëve të tillë dhe autoriteteve që i presin pak më larg, atyre serbe.

T’njejtit si te dalin matan Merdares i palojne penlat, ja ulin zanin radios n’kerr, grus e fmijeve ju bertasin qe t’mos bajn zhurme, dokumentat moti i ka ba gati, kur t’i ndal Dragani ja Miloradi xhamin e ka qel tashme, i kesh ftyra pak – se shume s’guxon – edhe e nxjerr nga goja nje “dobeeeldan” me za t’pervujtun, pret qaty ne ankth deri t’ja kthejne dokumentet, e ne fund kqyr edhe me e qeras me naj bakshish… E kshtu si pule e lagun vazhdon rrugen deri n’Hungari…


“A me policine tone Mic Sokola…” – shkroi ai.

BONUS VIDEO: Cameron: Do vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës në të gjitha mënyrat, edhe për njohje të reja