Bet Israel Kosova vendos lule te pllaka përkujtimore në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

Anëtarët e Bashkësisë Hebreje ‘Bet Israel Kosova’ kanë vendosur sot kurorë lule tek pllaka përkujtimore në oborr të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot shënoheta Dita e Përkujtimit të Holokaustit dhe bëhen homazh për gjashtë milion fëmijë, pleq, gra e burra hebrenj, si dhe për të gjithë viktimat e tjera të vrarë në mënyrë mizore gjatë Holokaustit.