Zëdhënësi i organeve të drejtësisë në Iran, Gholam Esmaili, ka thënë se mbi 600 persona kanë vdekur në këtë shtet pasi përdorën pije me përqindje të lartë të alkoolit duke besuar se ato i shërojnë nga koronavirusi.
Përpos të vdekurve, ky zyrtar bëri të ditur se rreth 3 mijë persona janë dërguar në spital për shkak të problemeve shëndetësore pas përdorimit të pijeve alkoolike, shkruan “Daily Mail”.
“Numrat janë shumë të mëdhenj dhe shkojnë përtej pritjeve tona. Konsumimi i alkoolit nuk është shërim, ai mund të jetë vdekjeprurës”, tha Esmaili.
Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme. Deri më tani, në këtë shtet janë shënuar mbi 62 mijë raste të infektimeve dhe 3 mijë e 872 vdekje nga virusi i ri







