Besoni ose jo, ky është polici më i vjetër në Kosovë

Është pensionuar zyrtari policor Selman Shala, i cili tërë jetën ka punuar me nderë në shërbim të qytetarëve. 

Ai ka shërbyer në pozita të ndryshme në stacionin policor në Vushtrri e më pas edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

 Ka qenë në polici që nga viti 1971 si kadet policor në Akademi dhe më pas ka punuar në pozita të ndryshme në Vushtrri e Mitrovicë deri në vitin 1990, ku pas luftës sërish është inkuadruar në Shërbimin Policor të Kosovës me gjeneratën e dytë.

 Për punën e madhe që ka bërë Selam Shala është falënderuar nga drejtori i policisë Samedin Mehmeti dhe nga komandanti i policisë së trafikut, Jeton Rexhepi.

 Selman Shala gëzon respekt të madh nga të gjithë ata që e njohin.

Image