Besniku lë Jonidën vetëm 1 muaj pas dasme

Rreth një muaj më parë aktorja njëkohësisht edhe moderatorja shumë e njohur Jonida Vokshi i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj me aktorin Besnik Krapi në martesë me një ceremoni të veçantë plot të ftuar vip dhe që bëri bujë në media.

Çifti i ri menjëherë pas ceremonisë martesore buzë detit ka udhëtuar jashtë shtetit për të shijuar muajin e mjaltit ndërsa janë vendosur të jetojnë në Prishtinë.

Duket se pas momenteve të ëmbla çifti ka vendosur t’i lërë hapësirë njëri-tjetrit dhe së fundmi ka qenë bashkëshorti i Jonidës që ka hedhur në Instagram një foto me miqtë e tij dhe ku krah postimit shhkruan:

“Jonida Vokshi, qishtu ish kjo punë. Ti me shoqe unë me shokë”, shkruan Krapi ku shfaqet për një drekë me shokë. Nëse të gjithë i tremb martesa, bashkëshorti i Jonidës ka treguar se nuk qenka edhe aq keq.

loading…