Besnik Tahiri: Qeverisja e mirë e VV-së ishte vetëm mashtrim, u dëshmua me emërimet e fundit nëpër borde

Anëtari i AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas punësimeve politike të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

Sipas Tahirit emërimet e fundit nëpër borde zbulojnë edhe mashtrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, meqë më herët kishin thënë se do të qeverisn me parime, meritokraci dhe llogaridhënie.

“Thirrja në parime të qeverisjes së mirë, meritokraci dhe llogaridhënie ishte vetëm MASHTRIM që u dëshmua me emërimet e fundit nëpër borde”, ka shkruar Tahiri. /ballkani.info/

Emërimet politike në tri borde i ka pranuar hapur edhe ministrja Rozeta Hajdari.

Ajo në arsyetimin e saj ka thënë se këta persona janë anëtarësuar sëfundi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk janë militantë.

Bëhet fjalë për bordet e Postës së Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. /ballkani.info/