Besnik Tahiri vazhdon me prezantimin e kandidatëve për Podujevën

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka prezantuar sot kandidatin e radhës për Asamblenë e kësaj komune.

Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Albin Mehmeti është Psikolog i diplomuar me notat më të larta, por përkushtimi i tij për shkencat mjekësore ka bërë që të angazhohet në përgatitjet për regjistrimin edhe të një fakulteti, atë të Mjekësisë. Ai punon në punëtorinë e axhës si automekanik, por ambiciet e tij janë shumë përtej punës së tij momentale. Albini ka vendosur të bëhet pjesë e ekipit tim, ai do të udhëheq hulumtimet dhe do të bëjë analizën e nevojës në teren. Ai po ashtu do të jetë kandidat për asamble komunale”, ka njoftuar Tahiri.