Besnik Tahiri: Reforma në Administratën Publike e Qeverisë Haradinaj po jep rezultate

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se Reforma në Administratën Publike nga Qeveria Haradinaj ka filluar të japë rezultatet e para.

Tahiri tha se deri në nëntor do të kompletohet e tërë rregullativa për Pakon e Ligjeve të Reformës së Administratës Publike.

Ai gjithashtu shtoi se janë duke u trajtuar edhe shtesat për kushtet e dëmshme të punës, për punën jashtë orarit, 100% kujdes dhe vlerësim për punën që ekspozohet nga rreziqet e të tjera.

Postimi i plotë i Tahirit:

Reforma në Administratën Publike nga Qeveria Haradinaj ka filluar të jap rezultatet e para:

Deri në nëntor, do të kompletohet e tërë rregullativa për Pakon e Ligjeve të Reformës së Administratës Publike.

Janë duke u trajtuar dhe definuar:

– Shtesat për kushte të vështira/dëmshme të punës;

– Shtesat për punë jashtë orarit të punës për nëpunësit e shërbimit publikë dhe nëpunësit administrativë e mbështetës;

– Shtesa e posaçme për nëpunësit e sistemit shëndetësor.

100% kujdes dhe vlerësim për punën që ekspozohet nga rreziqet!

#100%Shtet

#100%Kosova