Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri (numri 2), ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Junikut, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të historisë së gjallë të traditës kombëtare, vlerave qytetare dhe qëndresës ndër breza.
Tahiri theksoi se Juniku ka ditur t’i ruajë dinjitetin, vlerat dhe frymën e bashkimit, duke qenë gjithmonë shembull i përgjegjësisë ndaj atdheut.
Gjatë këtij takimi, sipas Tahirit, kryeministri i ardhshëm i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpalosur dy prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme: energjinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, si shtylla themelore për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.
Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin edhe puna, zhvillimi ekonomik dhe dinjiteti i secilit qytetar që kontribuon çdo ditë për Kosovën, si pjesë përbërëse e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Junik, faleminderit për besimin dhe për forcën që buron nga vlerat që i keni ruajtur me përkushtim”, ka shkruar Tahiri, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe mikpritjen.







