Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, njëherit zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri po gjen përkrahje të madhe dhe besim të pashoq tek qytetarët.
Ai në një ambient privat në Prishtinë u pa me një numër të madh përkrahësish, derisa puna e tij po iu kthehet në besim, transmeton Ballkani.info.
Numri 5 i AAK-së në këto zgjedhje tenton sigurimin e ulëses së deputetit në Kuvendin e Kosovës pas punës së mirë dhe afërsisë me qytetarët e vendit./Ballkani.info/









