Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paraqitur planin për strukturën që do ta ketë Qeveria Haradinaj 3.

Sipas Tahirit, Qeveria Haradinaj 3 do të përbëhet nga kryeministri, 2 Zëvendëskryeministra (të emëruar nga radhët e Ministrave). Deri në 15 Ministri, rreth 30 Zëvendësministra dhe përgjysmim i numrit të Këshilltarë Politikë dhe nëpunës të Kabineteve në 250, transmeton Ballkani.info.

Poashtu, Tahiri ka thënë që nuk do të ketë ministri pa portofol, një praktikë e zhvilluar në Kosovë ndër vite.

Besnik Tahiri është kandidat për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD dhe mban numrin 26. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

loading…