Kandidati për deputet nga lista zgjedhore AAK-PSD, Besnik Tahiri njihet si njeriu i vetëm nga Kosova që ka arritur të depërtojë edhe të ligjerojë në shumë shtete të botës për demokracinë dhe reformat në qeverisjen lokale.
“Në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Chemonics International e shumë organizata tjera, kam pasur mundësinë që të jetësojë pikëpamjet e mia për qeverisjen lokale si ekspert i shtetit të Kosovës në, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi”, ka thënë Tahiri.
Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, Tahiri ka pasur rastin të punojë me, institucione dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Oborrin Mbretëror, kryeparlamentarë, ministra dhe deputetë lidhur me procesin e Decentralizimit duke bërë reforma strukturore në qeveri.
“Veç kësaj, kam ofruar edhe rekomandime për hapat e mëtejmë që duhet ndjekur në këto fusha sektoriale. Me vjen mirë që edhe në vendin tonë, për 18 muaj jetësuam nën Qeverisjen Haradinaj edhe shumë reforma që sot janë fakte e jo fjalë e premtime”, ka thënë Tahiri.
Tahiri është edhe Koordinator Nacional për Reformën Shtetërore në Qeverinë e Kosovës. Ai në listën zgjedhore mban numrin 26. /Ballkani.info/







