Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook e ka pranuar tërthorazi se do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
“Prishtina ka qenë dhe mbetet qytet i dijes, mundësive edhe zhvillimit. Por prej një kohe shumë të gjatë, qyteti është udhëhequr pa vizion, i bllokuar nga të dy nivelet – qeveria qendrore dhe ajo lokale”, ka shkruar ai.
Sipas tij, deri në vitin 2030, Prishtina duhet të pësojë një transformim rrënjësor, shkruan Ballkani.info.
“Si hap i parë, ky ndryshim kërkon një sistem të ri organizativ dhe menaxherial në komunë, të mbështetur në një Statut të ri dhe një plan zhvillimor të guximshëm e serioz. Kjo vendoset shpejt!”, ka shkruar ai.
Tahiri edhe më parë ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës. /Ballkani.info/







