Besnik Tahiri: Guximi i një qeverie është me ia dyfishu pagën gjyqësorit, me ia ngrit pagën mjekut…

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Besnik Tahiri thotë se guximi i një qeverie është me dyfishimi i pagës.

“Guximi i një qeverie është me ia dyfishu pagën gjyqësorit, me ia ngrit pagën mjekut, policit, mësuesit e punëtorit, këtë e kemi bërë. Këtë do ta bëjmë edhe në mandatin tjetër. 100% Kosova”, ka shkruar Tahiri.

Tashmë ka nisur një luftë e hapur ndërmjet PDK-së dhe AAK-së , dy partnerëve kryesor të koalicionit të dorëhequr, PAN.

Akuzat dhe kundërakuzat kanë filluar sot dhe ato pritet të marrin hov edhe më të madh në ditët në vazhdim. /Ballkani.info/

loading…