Besnik Tahiri, koordinator nacional i reformës shtetërore dhe bashkëpunwtor i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sondazhet e fundit po e nxjerrin AAK-në partinë e pare në vend, me 22% të votova të përgjithshme.

Ai vlerëson se AAK-ja do t’i fitonte zgjedhjet edhe sikur ato të mbaheshin sot.

“Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkahjen që qytetarët i japin punës dhe politikave qeverisëse të Kryeminstrit Ramush Haradinajt, me përkrahje të mbi 55% të tij, dukshëm larg liderëve të partive tjera”, ka shkruar Tahiri në facebook.

loading…