Kandidati për deputet nga Aleanca, Besnik Tahiri, numri 2 në listë, ka thënë se sektori privat ka nevojë emergjentë për 3 intervenime të shpejta. Sipas tij, AAK e ka në program të saktsuar mënyrën se si duhet forcuar dhe ndihmuar sektori privat.
”Në programin tonë, roli i shtetit për të forcuar dhe ndihmuar sektorin privat është bukur i rëndësishëm. Sektori privat ka nevojë për 3 intervenime të shpejta nga shteti. E pra siguri më shumë për investitorët, kushte më të lehta dhe qasje më të mirë në fonde zhvillimore dhe respektim të kontratave për punëtorët”, ka thënë Tahiri.







