Besnik Bislimi deklarohet pas arritjes së marrëveshjes për energjinë

Besnik Bislimi është deklaruar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Ai shkruan se me këtë udhërrëfyes mundësohet faturimi energjisë elektrike në 4 komunat veriore.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, shkruan ai.