Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka mohuar pretendimet e bashkëbiseduesit të tij nga radhët e Serbisë, Petar Petkoviq, se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në kuadër të dialogut.
Bislimi deklaroi se takimi i përbashkët ka p“Kam insistuar që të takohem me Petkoviqin. Mirëpo, duket se për këtë nuk ka qenë e interesuar pala serbe, e cila më pas ka dalë para mediave, duke theksuar se Bislimi ka refuzuar. Kjo do të konfirmohet nga vetë kabineti i Lajçakut”, u tha Bislimi gazetarëve në Bruksel.
Ndryshe negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë nuk janë takuar gjatë të martesë, me gjithë përpjekjet e Bashkimit Evropian vazhdojnë për ta organizuar një takim të përbashkët.
Më shumë se dhjetë orë kanë zgjatur bisedimet në mes përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se takimi i përbashkët nuk u zhvillua për shkak se Bislimi kishte refuzuar.
Ndryshe ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë gati të arrijnë marëveshje në, siç e quan ai, “disa dokumente” pas takimit 11-orësh me palën kosovare dhe asaj serbe.
Ai këto deklarime i ka bërë nëpërmjet llogarisë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se “hapi i fundit është më i vështiri”.
“Pas 11 orësh negociata intensifikuese dje, ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje në disa dokumente. Por, si çdoherë, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak.







