Kuvendi Zgjedhor

Besnik Berisha zgjidhet kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

Oda e Avokatëve të Kosovës zgjodhi Kryetarin, Nënkryetarin dhe anëtarët në organet tjera, ku me 40 vota të delegatëve në krye të OAK-së u zgjodh avokati, Besnik Berisha.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Zgjedhor të saj, Berisha la pas vetes kundërkandidatët e tij, Behar Ejupi që mori 16 vota, Nasuf Hasani 7 vota dhe Yll Zekaj 18 vota.

Puna e tij si kryetar i Odës do të fokusohet në tri shtylla, dinjitet, zhvillim dhe disiplinë, thotë Berisha.

Në votim morën pjesë 83 delegatë, të cilët janë të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor.